“Festat duan dashuri”/Manastirliu në strehën e grave viktima të dhunës (FOTO)

Me moton “Festat duan dashuri”, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishte në strehën e grave viktima të dhunës në familje. Një ditë ndryshe për këto gra duke ju përcjell sado pak nga atmosfera festive e fundvitit të cilat me ndihmën e stafit të ministrisë po integrohen bashkë me fëmijët e tyre për të nisur një jetë të re larg dhunës. “Një shfaqje me vjersha e krijime fantastike nga vetë fëmijët, dhurata dhe biskota që përgatitëm së bashku me shumë dashuri si në çdo familje, atmosfera festive ka nisur të ndihet sadopak edhe në strehën e grave viktima të dhunës në familje, ku këto gra të forta, me ndihmën e stafit tonë të mrekullueshëm, po integrohen bashkë me fëmijët e tyre, për të nisur një jetë të re, pa dhunë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?