Festat e fundvitit, AKU nis kontrollet në Elbasan

Me afrimin e festave është rritur dhe interesi i konsumatorëve për të bërë blerje. Siguria ushqimore mbetet shqetësim. AKU në Elbasan thotë se do të merren masa për këdo që cënon sigurinë ndërsa apelon blerësit të tregojnë kujdes. Edhe pse interesi i konsumatorëve është rritur këto ditë, shqetësim mbetet siguria ushqimore. Në çdo blerje kanë dyshimin nëse produkti që do të bëjnë pjesë të tyrezës është brenda standarteve.

Më të pasigurtë janë për nënproduktet e qumshtit dhe të mishit. “Kanë dalë këto djathërat me niseshte dhe me gjëra të tjera. Kam eliminuar përfundimisht mishin e vicit. Nuk e marr më në shtëpi. Marr vetëm mish bagëtie të njomë”.

Në këtë prag festash Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Elbasan garanton kontrolle dhe masa të ashpra për këdo që cënon sigurinë ushqimore. “E kemi intensifikuar punën gjatë kësaj periudhe. Do punohet edhe të shtunave dhe të dielave me grupe më të vogla inspektimi, me qëllim që në çdo ditë të javës ne të jemi prezent në tregje”.

SHKARKO APP