FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Festat e fundvitit/ AKU shton kontrollet

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, do të jetë pranë konsumatorëve me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore në prag të festave të fundvitit. Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Tiranë inspektuan 40 stabilimente të operatorëve të biznesit ushqimor me origjinë shtazore, jo shtazore dhe produkte të mbrojtjes së bimëve. Gjatë këtyre kontrolleve janë vendosur 20 masa administrative “paralajmërim”, janë lënë detyra për plotësimin e mangësive të konstatuara, si dhe janë marrë 3 mostra për kryerjen e analizave laboratorike. Gjithashtu nga drejtoria rajonale e AKU-së Tiranë, me kërkesë të vetë subjekteve janë asgjësuar 29 ton produkte ushqimore të pasigurta për konsum (mish dhe nënprodukte mishi, nënprodukte qumështi, produkte të ndryshme ushqimore etj).

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?