Festat e Nëntorit, shqiptarët zgjedhin më shumë Turqinë
28 dhe 29 Nëntori janë Festa Kombëtare, por edhe këtë vit, një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë jashtë vendit, një kërkesë që rritet çdo vit. Një ndër arsyet kryesore që nxit këtë tendencë janë paketat e leverdishme por dhe mundësia e disa ditëve pushim, që i lejon shqiptarët të planifikojnë përtej trojeve.
Me paketa që arrijnë deri në 500 euro shqiptarët i kanë kryer rezervimet mesatarisht për 4 ditë, të përqendruara kryesisht në Turqi. ”Çmimet u rritën shkuan deri në 400 euro për person në destinacione siç janë Praga, Parisi etj. Kryesisht kryeson Turqia për festat e nëntorit, ndërsa ata që kanë ngelur në Shqipëri përqendrohen në Tiranë se ka aktivitete. Europa kryeson, Italia pra kryeqytetet e tyre dhe metropolet e mëdha”, u shpreh Fjorinda Zani, agjente turistike.
Agjentët turistik tregojnë se ata qytetar të cilët nuk kanë patur mundësinë të udhëtojnë jashtë ka zgjedhur vende të ndryshme brenda Shqipërisë. Rezervimet janë kryer më së shumti individuale. ”Interesi krahasuar me vjet ka qenë më i madh. Paketat për festat e nëntorit për Brenda Shqipërisë janë me çmime normale, 50-60 euro për 2 ditë duke përfshirë akomodimin hotelin dhe mëngjesin. Brenda Shqipërisë ata që kanë ngelur pa rezervuar jashtë, këtu përfshihen dhe ata nga zakonisht institucionet, shkollat të cilët duan të vizitojnë një vend të ri ikin jashtë ndërsa pjesa tjetër në Shqipëri”, theksoi Zani.