Festë dhe verë në edicioni i tretë të Festivalit “Wine & Stories of Berat”

Albert Vataj

Nën kujdesin e veçantë të kryebashkiakut, Ervin Demo, u mbajt në qytetin e bukur të Beratit, edicioni i tretë i Festivalit “Wine & Stories of Berat”. Në datat 31 tetor deri më 2 nëntor 2024,  të apasionuarit e një prej pijeve më të dashura dhe më elitare, verës, shndërruan qytetin e Beratit në një destinacion kremtimi dhe gazmimi, vere dhe feste. Ky festival i dedikohet kulturës dhe traditës së verës së Beratit, me pjesëmarrjen e kantinave të njohura vendase si Alpeta, Nurellari, dhe Pupa, të cilat paraqesin verërat e tyre më të mira. Aktiviteti i zhvilluar ofron edhe degustime të produkteve vendase si vaj ulliri, djathra artizanale, reçelra dhe fiku, duke promovuar shijet unike të rajonit.

Ervin Demo mbetet kryebashkiaku vizionar, punëdashës e bashkëkohor.

E gjithë kjo maratonë e gjatë e festës së pijes dhe ushqimeve, kulturës dhe traditës, muk mund të mos kishte pikën e vet kulminante, shpalljen e fituesve të edicionit të tretë të Festivalit të Verës “Wine&Stories of Berat”.

Në faqen zyrtare të kryebashkiakut të Beratit mësojmë gjithashtu se: Somelierët e mirënjohur në botë, Darrel Joseph, Mauro Porcu dhe Paul Breuss vlerësuan kantinat pjesëmarrëse nga Shqipëria, Kosova dhe Italia me 53 çmime Silver dhe 7 Bronz. Kurse çmime Gold dhanë për:

Kantina italiane nga Vini Arbëreshe, Terre di Cosenza, Itali

Faba, Fierë

Theranda, Kosovë

Canziba Ëine, Kosovë

Eko Ëine, Kosovë

Dualos, Kosovë

Dogjani, Kukës

Vreshti i Pashait, Leskovik

Bell, Durrës

Belba, Kavajë

Sulov, Elbasan

Pupa, Berat

Alpeta, Berat

Nurellari, Berat

Fani, Berat

Festivali ka përfshirë aktivitete të ndryshme si turne degustimi dhe gara verërash, ku oenologë dhe somelierë nga Austria dhe Italia vlerësuan verërat me kritere ndërkombëtare. Përveç verës, pjesëmarrësit mund të shijonin ekskursione në plantacionet e ullinjve dhe fikëve, duke u njohur më mirë me kulturën dhe peizazhet unike të Beratit​.

Kjo përvojë e shkëlqyer e promovimit të punës dhe përpjekjeve të vreshtarve dhe kultivuesve dhe shërbestarëve të hardhisë dhe jo vetëm, e kthyer tashmë në një traditë feste, e fut qytetin e mahnitshëm të Beratit dhe të palodhurit e sfidave të prodhimit, në hartën e madhe të botës së vlerave të verës dhe shijimit të kësaj pije magjike dhe ushqimeve që fermerë dhe gastronomë beratas prezantuan në sofrën e madhe të begatisë së qytetit.

Nata magjike e festës ishte madhështia e kësaj kremteje. Muzika dhe kënga, vallja dhe shpirti krijues, llamburitjet e dritave dhe kalamendja e karuselit në qendër të këtij peizazhi, e bënë më magjepsëse këtë festë të verës, këtë sfidë të atyre që erdhën, jo për të fituar, por për të dëshmuar se sa e pasur është sofra jonë e festës me verën shqiptare.

SHKARKO APP