Festë për fëmijët e shtruar në pediatri, Manastirliu: Investim me 28 inkubatorë

Këto Krishtlindje kanë sjellë atmosferë festive edhe për fëmijët e shtruar në repartin e Pediatrisë në Qendrën Universitare “Nënë Tereza”. Fëmijët e shtruar në repartin e pediatrisë janë bërë pjesë e një feste që është organizuar nga Ministria e Shëndetësisë për ta.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ishte e pranishme në këtë aktivitet, tha se qeveria ka investuar për inkubatoret në vend, si dhe janë marrë të gjitha masat që ky fundvit të mos ketë probleme me urgjencat në këtë repart.

“Gjatë 2018-ës jo vetëm në spitalin Nënë Tereza por në çdo spital kemi investuar 28 inkubatorë, nga të cilët shumë janë të lëvizshëm. Lehtësojmë situatën e çdo nëne në Shqipëri. Jemi pranë nënave dhe prindërve në Shqipëri. Janë marrë masat në çdo spital.”-tha Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?