Festonin Pavarësinë në Londër, qëllohet me thikë shqiptari
Gazeta britanike, Daily Mail ka publikuar një video, e cila sipas saj tregon momentin e një përleshjeje fizike midis disa personave në “Sheshin Trafalgar” të Londrës, teksa qindra shqiptarë ishin mbledhur për të festuar 105-vjetorin e Pavarësisë.
Por pas shpjegimit të asaj se çfarë ndodh në video, Daily Mail shkruan e policia u njoftua rreth orës 21:25 të mbrëmjes së 28 Nëntorit, për raportimeve për konfliktin fizik në një prej shesheve më të famshëm në botë, por nuk gjetën prova të një sulmi të mundshëm.
“Efektivët mbërritën në vendngjarje disa minuta më pas dhe nuk gjetën prova të një sulmi, dhe asnjë person i plagosur nuk iu vetëprezantua policisë”, ka deklaruar një zëdhënës i policisë, raportin Daily Mail.
https://www.facebook.com/kohajone/videos/745783918944481/