Fidel Ylli: Rama vetëm mua ka shok në Parlament, e kam krenari (Video)

Deputeti socialist, Fidel Ylli, shprehet se me kryeministrin Edi Rama ka një marrëdhënie të veçantë. I ftuar në emisionin Kapital në Vizion Plus, Ylli ka thënë se miqësia me Ramën e bën të ndihet shumë krenar, dhe se kjo miqësi daton shumë herët. Ai ka rrëfyer gjithashtu se kryeministri Edi Rama, s’ka miq të tjerë në Kuvend përveç tij.

“Edi Ramën e kam shok dhe e kam krenari që e kam shok. Më ka bindur me një fjalë. S’doja të merresha me politikë. Kullat i kam bërë kur s’ishte Rama. Më kërkoi në 2008: Ti do e bësh këtë gjë për mua. Që projektet e tua për sportin t’i realizosh, e jo të më marrësh mua në telefon. Eja në Parlament. Sa vetë e kanë akuzuar kryeministrin e Spanjës, që po e bën parlamentin me shokët e tij, dhe ai tha: Me këta kam ëndërruar për t’a bërë Spanjën. Dhe ne, të dy bashkë kemi sharë sistemin.

Më jepni një emër tjetër që është shoku i Ramës në parlament. Rama në parlament më ka vetëm mua shok, dhe s’më ka lidh politika, as biznesi po më kanë lidhur vitet e rinisë kur kemi qenë sportista të dy në klubin ‘Dinamo’, unë kam qenë një sportin në sportin e mundjes, ai ka qenë basketbollist dhe këtë miqësi ne e kemi vazhduar në vite edhe kur isha në sistem pedagog në Akademinë e Arteve dhe unë vazhdoja trajnerllikën në klubin ‘Dinamo’ dhe nuk e kemi lënë në asnjë moment.

Kush është shoku i Ramës? Më thuaj një? Asnjë, po ta jap unë me përgjegjësi. Kanë qenë dy, ka qenë Dash Peza, shoku i tij dhe Fidel Ylli. Dash Peza u largua vetë me dëshirën e tij, tha u lodha, do shoh bizneset e mia dhe absolutisht nuk ka asnjë shok”- tha Fidel Ylli.

Deklarata e Fidel Yllit për Ramën

SHKARKO APP