Fier, 100 biznese të vogla ulin qepenat

Rreth 100 subjekte tregtare në pedonalen e re në Fier kanë ulur qepenat në shenjë protestë për përfshirjen në skemën e re të TVSH-së.

Ata thonë se taksa e re është e pa përballueshme dhe hyrja e saj në fuqi në 1 prill do të thotë falimentim. Tregtarët kërkojnë heqjen e kësaj takse pasi edhe pa vendosjen e saj bizneset e tyre ishin drejt falimentimit. Protesta e tregtareve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Gjithashtu në protestë kanë dakë edhe tregtarët në Korçë.

SHKARKO APP