Fier, arrestohet 38-vjeçari, u kap me armë e municione në banesë

Policia e Fierit ka arrestuar një 38-vjeçar pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municione.

I arrestuari është Shezai Muhametaj banues në fshatin Frakull i Vogël, të cilit në banesë, i’u gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 2 krehëra automatiku, 14 krehëra pushke dhe 200 copë fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu policia e qytetit të Fierit, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Specialistët për Krimet bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Aranit Troka, 40 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, Fier.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte dënuar me vendim të formës së prerë me 6 muaj burgim për veprën penale “Dhunë në familje”.-Oranews.tv

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?