Fier, arrestohet 45-vjeçari, tentoi të shtypë me makinë dy persona

 

Policia e Fierit njoftoi se prangosi një 45-vjeçar i cili ka tentuar të shtypë me makinë dy persona.

Policia njoftoi se është arrestuar Arben Ramizi nga Kuman i Fierit.

Rreth orës 22.00 të së dielës në aksin rrugor Kuman- Qafa e Stefanit, ai ka tentuar të vrasë me automjet bashkëfshatarët e tij, B. M., 54 vjeç dhe S. M., 21 vjeç.

Sakaq, 54-vjeçari ka mbetur i dëmtuar në këmbë dhe ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën. Mbi Ramizin rëndon akuza e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë.

SHKARKO APP