Fier – Arrestohet hajduti i bankave, ishte i dënuar me 12 vite burg
Aktualitet E Martë, 4 Maj 2021 09:35
Policia ka arritur të vërë në pranga një të kërkuar në Fier.
Shtetasi Gj. Xhaho ishte i dënuar për vjedhje bankash dhe arkave të kursimit, njofton policia.
47- vjeçari, banues në lagjen Kastriot në qytetin e Fierit, mësohet të ketë qenë nëndrejtor i një banke.
Sipas policisë, Xhaho është dënuar me vendim të datës 02.11.2015, nga Gjykata e Lartë Tiranë me 12 vite burg
KOHA JONË SONDAZH

