Fier, i paraburgosuri tenton vetëvarjen
Një person i dënuar ka tentuar të vetëvaret në ambientet e paraburgimit në Fier. Sipas policisë, personi që tentoi ti japë fund jetës, ishte transferuar aty disa ditë më parë.
Mësohet se i paraburgosuri është pikasur nga punonjësit e policisë së burgut, të cilët kanë ndërhyrë në kohë duke i shpëtuar jetën.
Personi është shoqëruar për në ambientet e spitalit rajonal të Fierit ku ka marrë ndihmën e parë dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Të dhënat e identitetit të të paraburgosurit që ka tentuar vetëvarjen nuk bëhen të ditura.
KOHA JONË SONDAZH

