Fier, makina shpërthen në flakë sapo shoferi del prej saj

Një makinë në Fier ka shpërthyer në flakë sapo drejtuesi u saj ka dalë jashtë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit.

Makina ” Ford Focus” me targa AA792 EL mësohet se është në pronësi të Aurel Hoxhës dhe shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike.

Zjarri në makinë ka shkaktuar panik te banorët e lagjes, dëshmitarë në vendngjarje. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
RTV Ora - Fier, makina shpërthen në flakë sapo shoferi del prej saj

/Ora News

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?