Fier, në vendin ku do ndërtohet fabrika për mbetjet, banorët: Rrëfejmë matjet e fshehta, do na kontaminohen tokat

Gazetaret e televizionit News24 ishin sot në fshatin Plyk të Fierit, aty ku parashikohet të nisë ndërtimi i fabrikës së riciklimit të mbetjeve. Ndërkohë që tashmë është shpallur firma fituese për këtë projekt ata që e kundërshtojnë ndërtimin e kësaj fabrike janë banorët e zonës, të cilët deklarojnë se ky projekt do të sillte kontamininim e tokave të tyre.

Ndonëse që të gjithë flasin për këtë projekt, banorët deklarojnë se nuk janë vënë në dijeni se në tokat e tyre do të ndërtohet një fabrikë riciklimi mbetjesh, duke pretenduar se edhe matjet janë bërë në mënyrë të fshehtë. Nga ana tjetër kryeadministratori i bashkisë fier Florjan Mucaj pretendon se nuk ka ankesa nga banorët e zonës.

Sipas Mucajt, me një vendim të këshillit bashkiak të korrikut të 2015 është shpallur gjendja e emergjencës për shkak të fushës aktuale të mbetjeve në hyrje të qytetit të Fierit dhe iu kërkua Ministrisë së Mjedisit ndërtimi i një landfilli. /News24/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?