Fier, paditen 4 abonentë për vjedhje të energjisë

Drejtoria Rajonale e OSHEE Fier, përmes strukturës së verifikim matjes dhe ekipeve të posaçme task-forcë zbuluan dhe proceduan në polici 4 abonentë, me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike.

Skema e përdorur është ndërhyrja në matës (foto) dhe rilidhja e paligjshme. Abonentët janë S.D, A.P dhe A.Z, ndërsa i 4-ti mundi të largohej duke përfituar nga errësira.

Për të katërt abonentët rëndon akuza në bazë të kodit penal, neni 137, sipas të cilit: Çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dosja me procedimet po shqyrtohet nga organet kompetente të hetimit, nga ku vendoset mbi masën e dënimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?