Fier, polici privat plagos me armë kolegun nga pakujdesia

Një 32-vjeçar me inicialet E.M me detyrë trup shërbimi në Shërbimin  Privat të Sigurisë Fike është plagosur me armë zjarri nga kolegu i tij në Fier.

Policia bën me dije se A.M, 58 vjeç banues në Fier ka plagosur me armën e shërimit nga pakujdesia kolegun e tij gjatë dorëzimit të detyrës.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Në datën 24.12.2018 u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier për shtetasin A.M, 58 vjeç banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF,  pasi në ambientet e zyrave të SHPSF_së gjatë dorëzimit të shërbimit, dyshohet se  nga pakujdesia ka plagosur  në këmbë me armën e shërbimit pistoletë, shtetasin E.M, 32 vjeç, banues në Patos, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF. Neni 92 i Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?