Fier, të pandehurit i rikonfirmohet dënimi me 25 vite burg

Oltjon Toro, një shtetas i akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje” është akuzuar përfundimisht me vendim të Gjykatës së Fierit dhe është dënuar me 25 vite burgim, pas një zvarritjeje 3-vjeçare të procesit të gjykimit ndaj tij.

Ngjarja për të cilën akuzohej i pandehuri Toro ka ndodhur në korrik të vitit 2012, kur, i sapokthyer nga Greqia për pushime pranë familjes në Fier, pas një debati për pagesën mujore të mirëmbajtjes së ashensorit dhe administrimit të pallatit, ka vrarë me automatik shtetasin Nasi Memaj.

Hetimet dhe gjykimi ndaj këtij shtetasi janë zhvilluar gjatë gjithë kohës nën masën e sigurisë “arrest me burg”, por vendimi i dhënë fillimisht nga Gjykata e Fierit po me 25 vite burg është kthyer mbrapsht nga Gjykata e Apelit të Vlorës, e cila i ka lënë për detyrë Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit të administrojë ekspertizën psiko-ligjore të të pandehurit. Gjatë rishqyrtimit të raportit, ku përcaktohet se i pandehuri nuk vuan nga ndonjë çrregullim psikik apo zhvillim i metë mendor, që të ketë ndikuar në krimin e tij, Prokuroria e Fierit ka rikërkuar dënimin e tij me 25 vite, kërkesë që është pranuar nga Gjykata e Fierit

SHKARKO APP