Fier, tregtarët e fruta-perimeve protestojnë kundër konkurencës së pandershme
Aktualitet E Martë, 4 Maj 2021 02:13
Tregu më i madh i fruta-perimeve në Fier po falimenton.
Shkak sipas tregtarëve është konkurenca e pandershme. Dhe për këtë arsye ata protestuan sot para Bashkisë.
Sipas tyre dhjetra tregtarë ambulantë kryesisht fermërë tregtojnë cdo ditë në trotuarët e Fierit ndërsa policia bashkiake e ka të pamundur t’i kontrollojë.
Tregtarët kërkuan nga bashkia të veprojë fort ndaj tregtarëve ambulantë në të kundërt do përshkallëzojnë protestat.
KOHA JONË SONDAZH

