Fier, zjarr i fuqishëm në ullishtet e fshatit Radostinë

Një zjarr i fuqishëm ka rënë mëngjesin e së shtunës në kodrat me ullishte në fshatin Radostinë të Fierit.
Autoritetet lokale deklarojnë se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës. 
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur njësitë e zjarrfikësve, për të vënë nën kontroll situatën. 
Zjarret në pyje e kullota janë të zakonshme në stinën e verës, pjesërisht për shkak të temperaturave të larta dhe pakujdesive të banorëve, por kryesisht ato janë të qëllimshme.

SHKARKO APP