Fier, zjarr në Qafën e Lalarit, në rrezik plantacione me ullinj e dru frutorë

Një zjarr i madh ka rënë në Qafën e Lalarit në Fier, flakët e të cilit rrezikojnë plantacione me ullinj e dru frutorë.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, por puna  e tyre vështirësohet së tepërmi terreni i vështirë si dhe nga errësira, ndërsa era ndihmon në përhapjen e flakëve.

Sipas Shefit të zjarrfikësve Fier, Alket Halimi, situata është tepër kritike, ndërsa si pasojë e erës rrezikohen seriozisht zjarrfikësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Era favorizon flakët.Po punohet jashtë mundësive tona. Si pasojë e erës rrezikohen seriozisht edhe zjarrfikesit, jemi në kushte tepër të vështira, terreni dhe errësira pengojnë reagimin e forcave zjarrfikëse, por jemi të vendosur për përballimin e situates”, shprehet Halimi. /Shqiptarja.com

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?