Fieraku përfundon në burg për 5 mijë lekë
Një drejtues mjeti është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ka tentuar të korruptojë një punonjës rrugor të policisë.
Policia lokale sqaron se 32 vjeçari nga Fieri, me iniciale Gentian H., po udhëtonte në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur Radhimë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar, kur policia ka konstatuar se ai nuk kishte rrip sigurimi.
“Punonjësit e policisë pasi e kanë ndaluar i kanë bërë me dije arsyen e ndalimit dhe i kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit për të vijuar me plotësimin e masës administrative. Drejtuesi i automjetit në momentin e dhënies së dokumentacionit punonjësit të policisë, ka vendosur në brendësi të tyre 500 lekë të reja, duke u munduar t’i shmanget vendosjes së masës administrative. Policia ka bërë menjëherë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit”, sqaron policia.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

