Fieri, “copë-copë” pas humbjes me Serbinë (Foto)

 

Shqipëria e humbi dje ndeshjen, por tregoi qytetari. Ishte ky pak a shumë mesazhi që u dha nga zyrtarë të lartë të qeverisë që angazhuan afro 2.500 forca policore për të garantuar mbarëvajtjen e përballjes me Serbinë në “Elbasan Arena”.

Dhe në fakt, rezultoi se në Elbasan nuk pati incidente dhe tifozët u shpërndanë paqësisht. Por qnë qytetet e tjera tifozët treguan edhe një tjetër anë të sjelljes.

Kjo foto është bërë mbrëmë në qytetin e Fierit, ku tifozët e zhgënjyer nga humbja shkatërruan tavolina e karrige në disa lokale.

Por edhe në Tiranë tifozët e zemëruar nga humbja bllokuan urën në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' dhe hodhën fishekzjarre, duke krijuar një situatë të nderë, shumë larg qytetarisë së sforcuar. 

SHKARKO APP