Fieri e Vlora ”zona të kuqe”, epidemiologu: Jemi vendi i fundit në Europë për testime
Ishte 9 marsi 2020 kur institucionet bënë me dije se në Shqipëri konfirmohen rastet e para me Covid-19. Babë e bir ishin të parët u shtruan në spitalin infektiv në QSUT, spitali i parë i kthyer në pavijon Covid në vend. Qytetarë të prekur nga Covid-19, kanë mbushur qendrat shëndetësore, spitale dhe që lëvizin nëpër rrugë. ”Jemi një model i Suedisë, por në popull jo suedez”, tha Ilir Alimehmeti.
Epidemiologu thekson se duhet të kalojmë në survejancë aktive, duke kryer më shumë testime për ta frenuar ”Jemi vendi i fundit në Evropë për testime. Ndërkohë që vetëm kështu ndërpritet zinxhiri i infektimeve”, tha ai.
Duke i konsideruar pothuajse inekzistente masat e ndërmarra deri më tani, Alihmehmeti e shikon më shumë problematike situatën në rrethe si Fier, Vlorë sesa në Tiranë. Një mbyllje pak javore sipas tij do të kishte vlerë vetëm nëse jemi shumë afër vaksinimit të popullatës. “Në Fier 2 në 3 persona dalin pozitivë. Në Vlorë më shumë se 1 në dy del pozitiv”.