Fifi i “Kus Kus”: Vajzat e dobëta janë pjeshka, unë jam dardhë!
Këngëtarja 22-vjeçare Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit Fifi ishte e ftuar në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës për të promovuar klipin e saj të fundit “Kus Kus”, dhe për të prezantuar më mirë veten për publikun.
Pyetjes se si ka arritur të dalë në pah në një treg të vështirë si ai i muzikës sot, Fifi i përgjigjet duke thënë se të qenit vetvetja dhe stili i guximshëm i mjaftojnë për të treguar vlerat. Madje ajo shprehet se e tillë shfaqet edhe në jetën e përditshme, aq “e çmendur” sa mund të veshë këmishë me tuta!
Ajo rrëfen se ishte bashkëpunimi me Çiljetën në këngën “Big Booty” ai që e bëri të njohur për publikun, duke e cilësuar Çiljetën si ‘zbuluesen’ e saj.
Fifi, e cila sot është në menaxhimin e “Max Production” guxon të shprehet se marrëdhënia me menaxherët e saj të vjetër në Maqedoni u ndërpre për shkak se atje nuk i duan shqiptarët!
Ajo gjithashtu dha mendimin e saj edhe për koleget më në zë të muzikës shqiptare, duke e cilësuar të preferuarën e saj Dafina Zeqiri një ‘Diva’, një artiste e kompletuar, ndërsa Elvana Gjatën një këngëtare ‘super’!
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=ZaOz92JqoMU&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

