Fillon patrullimi me helikopter në Elbasan (VIDEO)

 

Përgatitjet për ndeshjen Shqipëri- Serbi, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian të Futbollit, Francë 2016, pritet të shoqërohen me masa të forta sigurie.

Masat e sigurisë kanë filluar qysh nga sot mbi qytetin e Elbasani. Siç duket nga kjo video një helikopter i Ministrisë së Brendshme po patrullon në Elbasan, një ditë para ndeshjes. Patrullimi, konsiston me kontrollin e gjithë zonës në Elbasan Arena dhe rrugës Tiranë – Elbasan, raporton Koha Ditore.

Ashtu sikurse është lajmëruar masat e sigurisë do të shtrihen jo vetëm gjatë ndeshjes në stadiumin e Elbasanit, por që nga momenti i mbërritjes së delegacionit serb në Rinas, transporti drejt Tiranës, në hotel dhe gjatë lëvizjes drejt Elbasanit.

SHKARKO APP