Fillon protesta e studentëve në Korçë, i bashkohen edhe 3 gjimnaze

Ka nisur në 8:30, protesta e studentëve të Universitetit “Fan Noli’ në Korçë.

Protestës i janë bashkuar edhe tre shkolla të mesme. Gjimanistët kanë bojkotuar mësimin dhe janë bashkuar me më të rritur në revoltën që është shpërndarë nga oborri i universitetit në të gjithë qytetin.

Të rinjtë do të mblidhen tek Katedralja e qytetit dhe do të qendrojnë në heshtje si një formë e re proteste që u zbatua dje për herë të parë në Tiranë, para Ministrisë së Arsimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot, në ditën e 10 të protestës, qeveria vazhdon të kërkojë dialog me studentët para se të ndërmarrë hapa për plotësimin e kërkesave të tyre, dialog që vazhdimisht po refuzohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?