Filmi i ri artistik “Sahatçia” me skenar dhe regjizor talentin Gjergj Mazi

Nga Jonida Halili-

Skenari i filmit “SAHATÇIA” është mbështetur tek motivi i një ngjarje reale në Shkodër, botuar dhe në mediat e Shqipërisë me titull, “Shkodrani që i ktheu oren kapitenit gjerman pas 30 vitesh”. Thelbi i historisë të ruajtjes së orës për dekada është mjaft i veçantë dhe domethenes. Ky motiv inkurajoi Gjergj Mazin të shkruante skenarin për një film artistik mbi atë motiv, për të nxjerrë në pah artistikisht vlerat e popullit tonë, dhe me pas te bënte edhe regjine e filmit.

Skenarist dhe regjizor është i talentuari Gjergj Mazi.

“Ajo ngjarje, nxjerrë në film, dëshmon se populli shqiptar ruan vlera dhe tradita të vyera historike, kulturore dhe karakteriale. Këto vlera duhen përhapur sa më gjërë. Publiku shqiptar dhe jo shqiptar, në Ballkan dhe më gjërë në BE, duhet të njihet me këto vlera duke i shpërndarë gjërësisht përmes një filmi artistsik me metrazh të mesëm,” thotë Gergj Mazi.

Ngjarja dhe historia e filmit janë vendosur në kohën e sotme, ndonëse bëhet fjalë për një ndodhi të para 60 viteve. ‘Vendosja në ditet e sotme, 60 vite me vone”, thote Gergj Mazi, “i jep shumë më vlerë xhestit, ‘çudise’ që ka ndodhur në një komb të vogël, në një qytet si Shkodra”.

Janë përdor mundësitë që jep ekrani i kinemasë sepse filmi, në përgjithësi, është medium me ndikim të madh, thote regjizori Mazi. Audienca do përballet me të panjohura pozitive në këtë film. Besohet se ato do zenë vend tek shikuesit, ata do vihen në mendime, do flasin me miq për fabulen e filmit, ngjarje e vërtetë.

Synimi im ka qenë që përmes këtij filmi t’a bëj sa më gjërë të njohur këtë histori e kombinuar me çfarë thashë, veçanërisht në këto kohëra jo të gëzuara kur jetojmë, thotë Gjergj Mazi.

Pak fragmente nga filmi:

Studentja shqiptare në Vjenë, Teuta, nuk i pranon shokut austriak, Antonit, të bëjnë pushimet bashkë. Ajo i thotë se do shkojë në Shqiperi. Antoni mërzitet, nuk kupton përse. Edhe ai vendos të shkojë në Shqiperi pasi ajo shkoi. Ai njofton të jemen, që u merzit shumë dhe ishte kunder, sepse ishte vend me shumë rrezik. Vetëm gjyshi e përkrah të shkojë në Shqiperi. Gjate bisedës del se gjyshi paskesh qenë në Shqiperi, i njihte shqiptarët, por nuk kishte folur për atë gjë.

Gjyshi flet veçmas me Antonin, i jep një zarf dhe i thotë ta lexoje kur të shkojë në Shqiperi.

Antoni, Max dhe Sarah shkojne ne Shqiperi. Shetisin pak ne Tirane si turiste. Kerkojne te takohen me Teuten, dhe shkojne ne Shkoder. Antonit i kujtohet letra e gjyshit. Grupi shkon ne Shkoder, takohen me Teuten, enden ne rruget e qytetit, shohin dyqane, kalane, Shiroken, Marubin, restorante, kafene.

Antoni kujton porosine e gjyshit, Teuta e ndihmon te gjejë dyqanin.

Tek orendreqesi i tregohet fatura. Ora ishte e vetmja trashegimi me vlerë për familjen. Dyqanxhiu pohon se faturen e kishte leshuar gjyshi i tij që nuk jetonte më. Kanë kaluar shumë vite nga ajo kohë.

Dyqani vizitohet te nesermen, i gezuar, orendreqesi nxjerr oren dhe ia tregon Antonit. Antoni e merr oren në dorë, gezim i madh, falenderon. Dyqanxhiu thotë oren mund ta merrte dhe nuk kushtonte asgjë, ajo ishte parapaguar nga gjyshi. Teuta po ashtu shumë e gezuar.

Antoni befasohet, preket; me falenderime largohen nga dyqani me oren me vete.

Gjyshi dhe ora kishin kaq vite qe prisnin njeri tjetrin! Teuta mbrekullohet gjithashtu.

Antoni kthehet ne Austri, takon gjyshin edhe i bën suprizë duke i dorezuar orën.

Gjyshi nuk i beson syve! Shumë i gezuar, i prekur, falenderon nipin.

Ora kthehet në familje!

Ky është me pak fjalë skenari i thënë shpejt. Por duhet parë filmi që të mrekulloheni nga realizimi artistik.

Premiera është këtë te premte në kinema Millenium ora 19.00 në Tiranë.

 

SHKARKO APP