Filmoi dëshminë për blerjen e votës, dhunohet dhe kërcënohet për të bërë deklarim të rremë 37-vjeçari, arrestohen 4 autorët në Lezhë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga pak pas mesnate katër persona në lidhje familjare me njeri-tjetrin pasi kanë dhunuar, kanë kërcënuar dhe i kanë dëmtuar makinën një 37-vjeçari.

Burime zyrtare nga Policia e Lezhës bënë me dije se janë ndaluar shtetasit Mirash Paplekaj, 46 vjeç, banues në Torovicë; Gëzim Paplekaj, 50 vjeç, banues në lagjen ‘Besёlidhja’ Lezhё; Donald Paplekaj, 22 vjeç, banues në lagjen ‘Besёlidhja’ Lezhё dhe Jetmir Palekaj, 29 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodёr.

Këta persona ditën e djeshme në mesditë në Torovicë nё bashkёpunim me njёri-tjetrin kanё dhunuar, kanosur pёr jetën pёr tё bёrё deklarim tё rremё, si dhe i kanё dёmtuar automjetin me targa AA2185JM, shtetasit Ylli Kacoli, 37 vjeç, banues nё Kamёz, Tiranё.

Sipas burimeve arsyeja ka qenë shpërndarja në rrjete sociale e një videoje ku jepet dëshmia e një banori se është paguar me 200 mijë lekë të vjetra për 4 vota për të votuar Partinë Socialiste. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhё.

SHKARKO APP