Finalja e ”Conference League” në Tiranë, Brataj tregon skemën sesi do të funksionojë shërbimi mjekësor

E gjithë Shqipëria është në përgatitje për të pritur finalen e ”Conference League”, që do të luhet në stadiumin ”Arena Kombëtare”. Kreu i urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tregon skemën se si do të funksionojë shërbimi mjekësor brenda stadiumit. 7 qendra shëndetësore dhe 40 punonjës të Urgjencës do të jenë përreth fushës dhe në tribunë gjatë kohës që do të luhet ndeshja Roma-Feyenoord.

Për çdo incident të mundshëm gjatë dhe pas ndeshjes, Urgjenca Kombëtare ka planifikuar që edhe trajtimi spitalor i tifozëve të bëhet në spitale të ndryshme. Urgjenca e spitalit “Shefqet Ndroqi” do të jetë në gatishmëri për tifozët holandezë, ndërsa Spitali i Traumës është planifikuar të presë tifozët e Romës për çdo problem apo përplasje të mundshme me tifozerinë kundërshtare.

Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Urgjenca do të shtrihet nga Rinasi, në rrugët e Tiranës, ku do të vendosen monitorë për të ndjekur ndeshjen dhe veçanërisht në zonën përreth stadiumit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?