Financimi rus, Berisha-Bashës: Nga dolën 600 e ca mijë euro? Rama e mori peng për zverku
Gjatë një takimi me qytetarë të Pukës, kryetari i PD-së Sali Berisha u ndal tek financimi rus i Partisë Demokratike. Sipas Berishës, Rama mori peng për zverku Bashën, pasi tha se kjo punë do të hetohet deri në fund.
“Rama më 3 mars 2018 shkruan se ky i ka futur duart në xhepat rusë dhe kjo punë do hetohet deri në fund. Si e hetoi, e mori peng për zverku, në një akt të shëmtuar, anti demokratik dhe anti kombëtar. Nga dolën 600 e ca mijë euro? Ato janë të përshkruara tani. Nuk është Edi Rama për t’i mbyllur. Akti i tij ka qenë 100% personal, nuk i ka dhënë asnjeriu në PD”.