FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Financimi rus në PD? Berisha: Ishim futur në labirint si në filmat e mafies

Kryetari demokrat Sali Berisha nga Shijaku, komentoi ndër të tjera lajmin e publikuar në mediat ndërkombëtare se PD-ja në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha kishte marrë 500 mijë dollarë financime nga Rusia.

Berisha tha se për këtë çështje duhet transparencë dhe një hetim i plotë, ndërsa shtoi se në këto vite PD-ja ishte futur në labirinte si në filmat e mafies.

“Lexuat sot se në ç’labirinte ishim futur ne si PD, si në filmat e mafias dhe ai nuk bënte hetim të plotë, por mendonte si të kapte peng opozitën. Se me një opozitë të marrë peng ai vijonte pafundësisht. Kohët kanë ndryshuar. Ka një vetëdije të madhe tek qytetarët se ai është armik i lirive të tyre. Realisht hajdut që historia jonë nuk e ka parë kurrë. Armik i demokracisë. Ndaj është mision i madh për çdo qytetar e demokrat, është që të bëjmë gjithçka për rrëzimin e tij”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?