Fino ngre zërin, Ruçi i prerë: Jo, nuk ke të drejtë të flasësh
Në Kuvend diskutohej për rendin e ditës dhe fill pas mbarimit të fjalës nga deputeti Ervin Bushati, Bashkim Fino ka kërkuar të marrë fjalën. Që nga fundi i sallës ku ai ishte ulur, Fino i ka kërkuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçit të marrë fjalën për procedurë. Megjithatë, ky i fundit është shprehur i prerë, duke i thënë se nuk ka të drejtë të flasë.
Fino: Mund të them diçka për projektligji.
Ruçi: Jo, nuk ke të drejtë, është mbyllur, çfarë do të flasësh.
Fino: Ata folën në emër të grupit.
Ruçi: Është detyra ime të zbatoj rregulloren, je jashtë rregullores.
KOHA JONË SONDAZH

