Firence në kaos.Paralizohet qarkullimi, mungon energjia dhe uji i pishëm

 

Stuhi, breshër e erë shumë e fortë ka përfshirë qytetin e Firencës në mbrëmjen e djeshme.Brenda 45 minutash ka rënë rreth 35 mm kub rreshje shiu duke bllokuar rrugët e këtij qytetit, sidomos në zonën jugore si dhe sistemin hekurudhor të qytetit.

Janë bllokuar të gjitha linjat e trenave që udhëtojnë nga Firence drejt Romës e Bolonjës.
Lumi Arno ka kapërcyer nivelin e tij maksimal duke alarmuar banorët e autoritetet e Mbrojtjes Civile.

Sistemi ujësjellës i qytetit është pothuajse jashtë përdorimit. Gjysma e qytetit ka mbetur pa ujë, ndërsa në gjysmën tjetër uji rrjedh me ngjyrë e është i papërdorshëm.

Sistemi elektrik e telefonik është përkohësisht i pafunksionueshëm.

Për momentin rezulton një person i humbur. Skuadra të Mbrojtjes Civile, të zjarrfikësve, të forcave të rendit e vullnetarë të shumtë janë organizuar për të ndihmuar personat në vështirësi si dhe për të përballuar nevojat e qytetit.

SHKARKO APP