Firma nga Stambolli, juristi Daci: Presidenti e ushtron detyrën kudo që të jetë
Firmosja e një dekreti nga Presidenti Ilir Meta teksa ishte në Stamboll, është kthyer në temë diskutimi nga ana e PD-së, që e quan shkelje. Juristi Jordan Daci, thotë se nuk ka bazë ligjore për të pranuar ankimimin.
“Ai e ushtron këtë detyrë kudo që të jetë. Ashtu mund të jetë, larg qoftë, edhe në rast konflikti. Besoj është transmetuar në rrugë të konfirmuara elektronike, edhe pse Presidenti ishte kujdesur ta regjistronte këtë moment”.
Presidenti aktual Ilir Meta firmosi nga Stambolli dekretin për lirimin nga detyra si shef Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begajn, që tashmë është President i zgjedhur dhe detyrën e re e merr në fund të korrikut.