Firmoset marrëveshja me BE për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë

“Vizita e shefes së diplomacisë europiane në Tiranë dhe një hap tjetër i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës tonë”- shkruan kryeministri Rama.

U firmos marrëveshja për financimin e projektit strategjik të hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, një arterie kyçe që do të lidhë Shqipërinë me rrjetin europian të transportit hekurudhor dhe do të forcojë më tej rolin e vendit tonë si një nyje lidhëse në rajon.

Ndërkohë po punohet për mbarimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.

 

SHKARKO APP