Fiskalizimi, Denaj: Në fazën finale të konsultimit publik

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u shpreh sot se projektligji për fiskalizimin është në fazën finale të konsultimit publik, që prej muajit mars që ka nisur të diskutohet me grupet e interesit dhe vënia në zbatim e tij, synon reduktimin e ekonomisë informale, rritjen e të ardhurave në buxhet, uljen e korrupsionit në administratë dhe mbështet zhvillimin e biznesit në kushtet e konkurrencës së ndershme.

E pranishme në mbledhjen e pestë të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, që zhvilloi punimet sot në ambientet e Bankës së Shqipërisë, Denaj tha se bashkërendimi i punës me të gjitha institucionet e linjës ka bërë që ne të punojnë gjatë kësaj periudhe 6-mujore në mënyrë shumë të mirëkoordinuar për të luftuar informalitetin e ekonomisë.

Denaj vuri theksin në rëndësinë e fiskalizimit si një proces që ka për mision uljen e evazionit fiskal. Qëllimi kryesor i fiskalizimit është vënia në funksionim e faturës elektronike në vitin 2020 që do të ndihmojë ndjeshëm në luftimin e evazionit, pasi faturat do të deklarohen në kohë reale dhe do të jenë të detajuara plotësisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?