”Fiskalizimi”, diskutimi me grupet e interesit deri në 15 shtator

Bizneset dhe grupet e interesit do të kenë më shumë kohë në dispozicion, që të njihen dhe të bëjnë sugjerimet e tyre, në lidhje me projektligjin e ri për ”Fiskalizimin”, i parashikuar që më 30 gusht 2019, të mbyllte fazën e diskutimeve dhe të konsultimeve me aktorët e fushës.

Gjatë takimit të fundit që zhvilloi me bizneset, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u shpreh se bizneset e vogla do të kenë një aplikacion falas si një mënyrë për të mos i rënduar ata në momentin e hyrjes në fuqi të faturës elektronike. Ndërsa shtoi se afati për konsultimin e projektit të ri do të shtyhet me dy javë deri më 15 shtator.

Sipas Denajt, vënia në funksion e këtij sistemi do të rrisë transparencën e transaksioneve. Projektligji për “Fiskalizimin” që parashikon faturat online, elektronike pritet të hyjnë në fuqi në janar të vitit të ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?