Fiskalizimi, Rama: Na duhet dhe një mandat 3 tretë për ta realizuar

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencën për ekonominë ka bërë me dije se për të mbyllur procesin e fiskalizimit i duhet dhe një mandat i tretë, teksa ka dhënë detaje. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë nënvizoi ndër të tjera se me fiskalizimin, nuk do të ketë më “Tire”, pra njerëz që marrin ryshfete për të marrë një shërbim. ”Edhe një mandat tjetër është i nevojshëm jo vetëm për ta përmbyllur, por edhe për të parë përfitimet e mëdha. Sistemi është në punë, është i ndarë në 3 faza, biznes shtet, biznes konsumator, marrëdhënien biznes shtet ka filluar të hyjë në sistem. Biznes-biznes do të hyjë në 6 mujorin e dytë dhe vitin e ardhshëm në marrëdhënien biznes konsumator.

Është një shtet i tërë në celular, kompjuter, në marrëdhënien mes kompjuterëve. Gjithë marrëdhënie njerëzore kalon në plan të dytë, dhe në plan të parë është marrëdhënia që garantohet nga ndërveprimi kompjuterik. Nëse ne sot blejmë dhe një biznes raporton faturimin 1 herë në 24 orë, nesër çdo transaksion, çdo kush nga ne që do blejë në kohë reale do të pasqyrohet transaksioni në trurin dixhital të tatimeve dhe kjo të bëjë që sistemi i cili ka brenda një kapacitet të provuar të përllogaritjeve dhe të aktiviteteve tregtare të sinjalizojë njerëzit që janë në qendër për biznese apo transankione kur ka diçka që nuk shkon.

Më pas me ndihmën e sistemin hyhet në analizë, dhe mbi këto baza merret vendimi nëse do i shkohet biznesit nga brenda librat dhe llogarive. Brenda këtij sistemi ka një sistem ndërveprimi që krijon një marrëdhënie konstruktive“, tha Rama. Ministrja e Financave, Anila Denaj shtoi synojnë të rrisin me 10% të ardhurat nga fiskalizimi si dhe të ardhurat e PBB-së synojnë të shkojnë në 30% për të arritur atë mesatare që ka rajoni.

”Për të vijuar në procese në të cilat kemi filluar punë në 2 vitet e fundit në sisteme. Këto sisteme nuk janë sisteme që nisin sot por kanë nisur përpara 2 vjetësh. Të gjithë elementëve të 7 ligjeve, ku synojmë të rrisim me 105 të ardhurat në buxhetin e shtetit. Kjo nuk është një punë lehtë por do bëjë me baltë të gjithë personat që do të ndërtojnë këtë karabina. Për të embarguar në këtë proces ka nevojë për komunikim më të drejtpërdrejtë, ne jemi duke punuar për një nga proceset kryesore siç është fiskalizimi. Synojmë të rrisim me 10% të ardhurat nga fiskalizimi. Bizneset flasin vetë për marrëdhëniet e përmirësuara mes tyre dhe administratës. Synojmë rrijten e të ardhura në PBB që synojnë të shkojë në 30% për të arritur atë mesatare që ka rajoni”, tha Denaj.

SHKARKO APP