Fisnik Qosja: Fitoj zgjedhjet pas bashkimit të Kavajës me Rrogozhinën. Balla i përgjigjet: Bastexhi i rëndomtë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla e ka cilësuar kryebashkiakun demokrat të Kavajës një bastexhi të rëndomtë. Gazetarët e pyetën Ballën nëse Kavaja do të ishte një bast i humbur për PS edhe pas bashkimit me Rrogozhinën, duke cituar kryebashkiakun demokrat Fisnik Qosja i cili ka deklaruar se do i fitojë sërish zgjedhjet në vitin 2027.

Balla u përgjigj duke thënë se Fisnik Qosja ”vendos baste në mënyrë të paligjshme” dhe se ai vullnetin e popullit të Kavajës nuk e zbriste ”në nivelin e një bastexhiu të rëndomtë”.

Pyetja: Fisnik Qosja ka deklaruar se edhe me bashkimin me Rrogozhinën do ta fitojë bashkinë. A do të jetë një bast i humbur i juaji Kavaja?

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla: Ky vendos baste në mënyrë të paligjshme. Unë vullnetin e popullit të nderuar të Kavajës nuk zbres në nivelin e një bastexhiu të rëndomtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?