Fitoi betejën me Covid-19, mjeku shqiptar: Duhen teste që…
Në Shqipëri janë 584 të prekur, 26 viktima dhe 327 janë të shëruar. Njëri prek të prekurëve nga Covid-19 ishte dhe Andi Koraqi, shef i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT. Tashmë që betejën e ka fituar, dokrori thotë se e kishte kaluar infeksionin në formë jo shumë të rëndë.
“Diagnoza e sëmundjeve infektive bëhet në disa mënyra, ose duke izoluar shkaktarin e infeksionit ose në mënyrë të tërthortë duke matur pasojat. Tamponi e kap në mënyrë të drejtpërdrejtë, kurse testi serologjik vëren pasojat që lë ky virus në organizëm. Këto teste identifikojnë antitrupat. Në fillim do të testohen mjekët dhe grupet që janë në risk, ku përfshihen dhe punonjësit e rendit. Sigurisht që ka një kosto, por nuk di të them sa kushton”,-tha për “EuroNews Albania”.
Kapaciteti për të kryer këtë test është 180 teste në orë. Doktori thotë edhe se ende nuk mund të bëhet një parashikim se sa për qind e popullsisë mund të jetë prekur nga Covid-19 por zyrtarisht deri tani janë 600 persona të prekur.