Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 09:11 Mbappe: Treguam gjithçka, ylli i vërtet i skuadrës sonë është ekipi! Kylian Mbappe ka vlerësuar paraqitjen kolektive të Real Madridit pas fitores 2-1 ndaj Barcelonës në El Clásico, duke theksuar se suksesi ndaj rivalëve të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fitoi betejën me Covid-in, ish-deputeti i PS-së bën thirrje: Ndaloni, o njerëz, shihni se çfarë po bëhet!

Aktualitet E mërkurë, 12 Gusht 2020 17:13
Fitoi betejën me Covid-in, ish-deputeti i PS-së bën thirrje: Ndaloni, o njerëz, shihni se çfarë po bëhet!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Toçi, i cili pak ditë më parë fitoi betejën me virusin vdekjeprurës Covid-19 i bën apel shqiptarëve që të jenë më të përgjegjshëm në sjelljen e tyre gjatë kësaj periudhe pandemie.

Përmes rrjeteve sociale, Toçi shprehet se kurrë në jetën e tij nuk e ka ndjerë veten më rëndë e më të rrezikuar për jetën se sa në këtë rast dhe kjo, thotë ai, e ka bërë të mendojë se sa e brishtë dhe e cënueshme është jeta mbi tokë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Edhe sot kërkon DIALOG!

Edhe sot kërkon DIALOG!

Para 46 minutash
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Para 2 orësh
Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Para 10 orësh

Reagimi i plotë i Fatmir Toçit

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

NDALONI, O NJERËZ, SHIHNI SE ÇFARË PO BËHET!

Për gati një muaj po qëndroj i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, për rikuperimin e mushkërive nga pasojat që la pas virusi Covid-19 që ka përfshirë botën mbarë.

Më besoni, kurrë në jetën time nuk e kam ndjerë vehten më rëndë e më të rrezikuar për jetën se sa në këtë rast dhe kjo më ka bërë të mendoj se sa e brishtë dhe e cënueshme është jeta mbi tokë.

Por, shoh nëpërmjet mediave, internetit, rrjeteve sociale etj. masivisht një shpërfillje të papërgjegjshme e të frikshme të masave parandaluese, të domosdoshme për t’u mbrojtur nga kjo flamë vdekjeprurëse: njerëz pa maska në mjedise të mbyllura e publike, festa e grumbullime masive duke mos respektuar distancat e rekomanduara, madje prononcime e deklarata të njerëzve të njohur e të panjohur nëpër ekrane e rrjete sociale për teprim të masave apo, më keq akoma, për teori konspirative të shpikura për qëllime e interesa të caktuara (!).

Po e përsëris për së dyti thirrjen time “më besoni” nga Spitali “Shefqet Ndroqi”, ku janë të shtruar mbi 200 pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës dhe që ngjason si spital lufte pas një beteje të përgjakshme, ku punon me përkushtim e vetmohim një personel që ka vënë në rrezik jetën e vet dhe të familjeve për të shpëtuar jetë njerëzish, ku nga një sallë e vogël reanimacioni, e planifikuar për 8 vetë dhe e përshtatur për 12, diktuar nga kushtet e emergjencës sot, dalin pa jetë 1-2 pacientë në 24 orë, duke sjellë dhimbje e trishtim për familjet e tyre.

Jetë të prera në mes papritur e pabesisht, dhe pakujdesia e papërgjegjshmëria jonë personale dhe kolektive janë faktori kryesor i këtyre humbjeve në jetë njerëzish.

Nuk do t’ia uroja askujt të provojë këtë që po kaloj unë në këtë spital, ku kurrizi dhe dysheku janë bërë një që prej një muaji, për ta besuar se sa e rëndë dhe serioze është situata në këtë luftë, abdurde në dukje, me një armik të panjohur sa duhet e që ngjall vdekje kudo që prek; por desha t’ju bëj një thirrje si mik, si vëlla, si një qytetar i këtij vendi, si një njeri që prej më shumë se 4 javësh lufton me vdekjen në emër të jetës: mbajeni atë dreq maske dhe bëni kujdes, mbroni jetën tuaj, të familjes tuaj dhe të të tjerëve!

Jeta është e shtrenjtë, duhet mbrojtur e jetuar!

Etiketat e lidhura

Fatmir Toçi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mbappe: Treguam gjithçka, ylli i vërtet i skuadrës sonë është ekipi!
Para 4 minutash

Mbappe: Treguam gjithçka, ylli i vërtet i skuadrës sonë është ekipi!

United pësoi tjetër humbje, Carrick nuk dorëzohet: Do bëj gjithmonë më të mirën!
Para 13 minutash

United pësoi tjetër humbje, Carrick nuk dorëzohet: Do bëj gjithmonë më të mirën!

Horoskopi për ditën e sotme, 26 tetor 2026
Para 17 minutash

Horoskopi për ditën e sotme, 26 tetor 2026

Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!
Para 35 minutash

Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 15 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 13 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 11 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.