Fitoi betejën me sëmundjen, Manastirliu takon Genc Fugën: Drejt rekuperimit të plotë

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastrliu është takuar me aktorin e njohur Genc Fuga, i cili në fund të korrikut pësoi goditje në tru dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente. Manastriliu shkruan se aktori është tashmë drejt rekuperimit të plotë.

“Kënaqësi që e shoh mirë me shëndet dhe tashmë drejt rekuperimit të plotë Genci Fugën, aktorin dhe pedagogun e Universitetit të Arteve, që mezi pret të kthehet në auditore, pranë studentëve të tij”, shkruan Manastriliu.

Ishte Eni Jani, bashkëshortja e tij, që bëri publik lajmin asokohe bashkë me thirrjen për të kontribuar sadopak në mënyrë që t’i shpëtonin jetën aktorit. Shqiptarët u organizuan menjëherë, madje tejkaluan shumën e vendosur prej saj. Që nga ajo kohë e deri më sot, gjendja e tij shëndetësore ka ardhur duke u përmirësuar.

SHKARKO APP