Fitoi dy mandate në zgjedhjet e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj: Do punojmë për të mirën e shqiptarëve

Kreu i listës së koalicionit Forumi Shqiptar, Nik Gjeloshaj, u shpreh se koalicioni i tij do të vazhdojë të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi e veçanërisht shqiptarëve. Ai tha për Televizionin e Malit të Zi se kanë fituar 2.1 për qind të votave dhe se ky është një rezultat të madh në zgjedhje.

“I falënderoj të gjithë, veçanërisht ata që mbështetën Forumin Shqiptar. Forumi Shqiptar do të vazhdojë të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, veçanërisht të shqiptarëve”, u shpreh Gjeloshaj.

Shpresoj se do të kemi një qeveri të qëndrueshme që do të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve”, ka shtuar më tej Gjeloshaj. Ai ka uruar edhe listën tjetër shqiptare që ka fituar një mandat.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për ne ky është një rezultat i madh, dy mandate të fituara. Pas pushtetit absolut në Tuzi, sot kemi marrë mbështetje edhe në komunat tjera”, deklaroi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?