Fitorja e Bregut, vjen urimi nga Ministria e Jashtme
Pas vendimit të vendeve të Europës Juglindore për zgjedhjen e ish-deputetes së PD-së, Majlinda Bregut në pozicionin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe zgjedhjen e Kosovës për të kryesuar këtë organizatë, reagom Ministria e Europës dhe Punëve të Jashmte.
Ministria i uron znj.Bregu suksese në ushtrimin e detyrës së re dhe e siguron atë për mbështetjen e plotë në ushtrimin e detyrës së lartë. Ministria falenderon vendet anëtare te SEECP për mbështetjen që i dhanë kandidaturës shqiptare, e para shqiptare në këtë pozicion, në këtë nivel dhe njëkohësisht edhe e para femër në atë detyrë.
”Marrja për herë të parë e Kryesisë së SEECP nga Kosova konfimon parimet e barazisë dhe gjithpërfshirjes që janë në themel të bashkëpunimit rajonal. Ky vendin konsensual konfirmon gjithashtu rolin dhe kontributin pozitiv të Kosovës në rajonin e Evropës Juglindore, si dhe vendosmërinë e përbashkët për të fuqizuar sigurinë, prosperitetin dhe perspektivën e tij euro-atlantike”.
KOHA JONË SONDAZH

