Fitorja e thellë më 14 Maj, Rama: Jam shumë i prekur nga mbështetja në Lezhë dhe Kurbin
Pas takimit me këshilltarët e rinj të bashkisë Lezhë, kryeministri Edi Rama ka falenderuar qytetarët për votat më 14 Maj. Ai tha se PS-ja siguroi një rezultat të jashtëzakonshëm si në Lezhë ashtu dhe në Kurbin.
”Gjithë ky rezultat i jashtëzakonshëm në Lezhë e Kurbin, por përveç jush dhe gjithë ata që nuk janë këtu, por morën pjesë në përpjekjen për t’i dhënë votën Pjerinit dhe Majlindës.
Unë jam shumë i prekur nga gjithë mbështetja që kemi marrë më 14 Maj, po sidomos në bashkitë që unë i fusja te ato 11 të diskutueshme dhe realisht e vërteta është që të dyja këto bashki ishin nga ato 11 dhe fitorja në të dyja këto bashki është kënaqësi nuk diskutohet, por ajo zgjat pak ditë dhe vendin ja zë përgjegjësia e madhe. Na kanë lënë në dorë si të thuash që ne t’u provojmë që me ne mund të shkojnë vetëm përpara”,-tha Rama.