Fituesit e garave republikane vizitojnë Tiranën
Faqja zyrtare, Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, ka bërë të ditur se fituesit e garave republikane kanë vizituar Tiranën.
Në njoftimin e bërë në Faceook, thuhet se në ditën e pestë të kampit kreativ ku po marrin pjesë fituesit e garave republikane, nxënësit vizituan kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.
“Duke parakaluar pranë Kuvendit të Shqipërisë, shtatores së Ismal Qemalit e Teatrit Kombëtar, nxënësit arritën deri tek Sheshi Kryesor Skënderbeu. Aty vizituan edhe Muzeun Historik Kombëtar ku panë nga afër eksponatet e ekspozuara dhe u njohën me historikun e zhvillimit të shtetit shqiptar”, bëhet e ditur në njoftim.
Në njoftim thuhet se nxënësit patën mundësinë të shohin edhe pjesë të tjera të kryeqytetit shqiptar që ishin në interesin e tyre.