”Fjala jote është funerali i Bashkisë Selenicë”, Berisha përplaset me Sinajn: Brenda 3 ditëve ndryshove qëndrim

Sali Berisha gjatë replikës me deputetin e PS-së, Vullnet Sinajt, akuzoi këtë të fundit se brenda 3 ditësh e ndryshoi vendimin e tij për të votuar Reformën Territoriale.

“E dëgjuat deputetin tuaj se si brenda tre ditëve u shndërrua në eunuk”, u shpreh Berisha, duke iu drejtuar nga foltorja e Kuvendit deputetëve të mazhorancës.

“Si ka mundësi që del këtu edhe na bën histori, në një kohë kur, faktikisht, fjala jote është funerali i Bashkisë Selenicë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtylla e turpit në atë bashki do ngrihet dhe emri i parafolësit do shkruhet me gërmat më të zeza. Mbajeni mend këtë, edhe po s’ndodhi shpejt, do ndodhë, do ndodhë, do ndodhë”, tha kryedemokrati.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputeti i PS ndryshon qëndrim, Sinaj: Përgjegjësia i takon vendimit të PS-së për Reformën Territoriale

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?