Fjalët e një punonjësi policie

Nga Hilë Lushaku/

Fjale qe burojne nga shpirti i nje ruajtësi rendi, postuar nga miq e kolege te shtrenjte, prodhuar nga shpirti i nje POLICI
Zgjohem në mëngjes njësoj si ti, pi kafe njësoj si ti, e përqafoj gruan, fëmijët, përshëndetem para se të nisem në punë njësoj si ti, por, unë ne dallim nga ti, shkoj në punë pa e ditur nëse kthehem në shtëpi.
Unë e vendos veten në rrezik, për të shpëtuar ty.
Siguria jote, është përgjegjësia ime, dhe prapë unë shahem, nënçmohem, poshtërohem, goditem me gure, kapsolla dhe puna ime përbaltet.
Dhe mos harro, edhe unë jam njeri njësoj si ti, kam ndjenja njësoj si ti.
Aty ku ka rrezik, unë sjelli siguri. Aty ku ka pafuqi, sjellë fuqi.
Edhe pse më shan e me fyen, unë jam numri që ti e telefonon kur je në rrezik, kur je i kërcënuar, e kur je i frikësuar.
Dhe mos harro, mbrapa bexhit tim është një zemër njësoj si e jotja. Edhe mua më rrjedh gjak në vena, edhe unë mendoj, dashuroj e qaj si ti. Edhe unë mund të jem viktimë, te plagosem e të vritem, si ty.
Unë nuk jam vetëm, kam gjithmonë në krah vëllezër e motra, që e sakrifikojnë veten për mua, edhe unë për ta. Ne jemi ata që e mbrojme viktimën nga krimineli dhe te mirin prej te keqit, mbrojmë jetën me jetë.
Na kritikoni, na vini në dukje gabimet, sepse na ndihmoni të përmirësohemi dhe t’u shërbejmë më mirë, por mos na pengoni në punën tonë, sepse vetëm kështu na e bëni më të lehtë kryerjen e detyrës, dhe përmbushjen e misionit tonë sa të vështirë, aq dhe fisnik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?