Flaka në Kuvend nga PD-ja publikohet nga BBC: Opozita kundër sundimit autoritar të PS-së

Kaosi dhe flakët që dolën nga salla e Kuvendit këtë të hënë të shkaktuara nga ana e PD-së së Berishës në 5 minuta seancë plenare, ka gjetur hapësirë edhe në rrjetin prestigjioz britanik, BBC.

Televizioni publik i Britanisë së Madhe ka transmetuar edhe një video nga skenat në sallën e seancës plenare ku opozita ndezi tymuese.

“Politikanët e opozitës shqiptare ndezën tym dhe zjarr në Parlament në një përpjekje për të ndaluar votimin e dhomës për buxhetin e 2024-ës. Ligjvënësit e opozitës po protestonin kundër asaj që ata thanë se ishte një sundim gjithnjë e më autoritar nga Partia Socialiste në pushtet”, shkruan BBC.

SHKARKO APP